Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Thirrjet raciste ndaj Lukakut, reagon lojtari i Juves: Po kur thërrisnin “Ciganë” Kosticin dhe Vlahovic, ishte mirë?

Shkruar nga NEWSPORT

Lojtari i Juventus Nicola Fagioli ka reaguar pas koreve raciste nga tifozët bardhezi ndaj Romelu Lukakut. Dje u luajt Juve-Inter pëe gjysmëfinalen e parë në Torino. Gjatë ndeshjes tifozët vendas u dëgjuan teksa thërrisnin kore raciste ndaj sulmuesit të Inter.

Kjo hapi sërish një debat shumë të madh në Itali pas kjo nuk është hera e parë që ndodh diçka e tillë, aq më tepër ndaj Lukakut.

Belgu në fund të ndeshjes shënoi gol duke e barazuar sfidën 1-1 dhe festoi përballë ultrasve të Juventus duke i bërë shenjë të heshtnin. Lukaku mori karton të kuq për festimin e tij dhe të dyja skuadrat do të ndeshen edhe një herë tjetër për takimin e kthimit.

Mirëpo pas ndeshjes Nicola Fagioli në rrjetet sociale ndau një mendim ndryshe për atë çfarë ndodhi. Në një postim të tij ai lëshoi një koment ndaj dikujt duke shkruar: “Po kur në San Siro i bërtisnin ciganë Kosticit dhe Vlahovic ishte gjithçka në rregull apo jo?” Para disa kohësh Inter dhe Juve luajtën për kampionat në San Siro dhe ndaj dy lojtarëve serb të Juventus u dëgjuan thirrje fyese nga tifozët e Inter duke i etiketuar si ciganë.

[caption id="attachment_687382" align="alignnone" width="516"] Fagioli-instagram[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga