Partizani po kryen stërvitje intensive në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen e radhës kundër Kukësit. Të kuqtë do të luajnë në transfertë e vështirë verilindore ku do të synohet një rezultat pozitiv. Nën drejtimin e trajnerit Giovani Colella, atmosfera është mjaft pozitive.
Sot, është Remzifaik Selmani që ka bërë një postim në rrjetet sociale. Ai ka treguar ekipin fitues të ditës së sotme në stërvitje ku në sy bien lojtarët e rinj. Politikat e klubit të Partizanit në këtë sezon futbollistik janë përfshirja e sa më shumë futbollistëve cilësorë që t’i shërbejnë në një të ardhme ekipit kryeqytetas.
Dhe në fakt deri më tani kanë bërë mirë. Mjaftojnë të përmenden Paulo Buxhelaj, Arinaldo Rrapaj, Xhaferr Hodo si dhe Remzifaik Selmani që u afrua në merkaton e dimrit. Të gjithë këta lojtarë të rinj kanë bërë mjaft mirë duke qenë pjesë e rëndësishme e ekipit të parë të Partizanit.
[caption id="attachment_681330" align="aligncenter" width="505"] Postimi i Selmanit[/caption]