Ditën e djeshme të gjithë janë mahnitur nga klasi i trteguar në fushën e lojës, forca e tij e madhe pas atij dëmtimi nga Marselo dhe dashuria e Lionel Messit për futbollin.
Ai jo vetëm që dhuroi spektakël në "Santiago Bernabeu", por rrëmbeu gjithashtu dhe zemrat e tifozerisë madrilene.
Messi ishte vendimtar në fitoren e djeshme me dy gola të shënuar duke vendosur edhe rekord prej 500 golash të shënuar me bluzën e Barcelonës.
Sulmuesi i Kukësit, Pero Pejiç, kja qenë një nga të gjithë tifozët që kanë shijuar spektaklin e Messit. Ai ka postuar edhe një foto të argjentinasit duke e cilësuar si më të mirin dhe duke e shoqëruar me hashtage si #Messi #Best #ever #Barca.
Mesa duket sulmuesi kroat është një tifoz i zjarrtë i Barcelonës dhe Leo Messit.