Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

FOTO/ Superkupa e Kosovës, futbollistët e Dritës bëjnë gjestin "prekës" përpara finales

Shkruar nga NEWSPORT

Ditën e nesërme Drita dhe Prishtina do të përballen për të fituar trofeun e parë të sezonit të ri. Nesër në orën 20:00 në stadiumin e ri të Prishtinës "Fadil Vokrri" kampionët e sezonit të shkuar të kampionatit dhe fituesit e Kupës së Kosovës ndeshen në prag të fillimit të sezonit të ri.

Por përpara se të nisë ndeshja e shumëpritur, skuadra e Dritës ka shkuar në varrin e ish-presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës Fadil Vokrri për të bërë homazhe në nder të figurës së ish-futbollistit të njohur. Ata e kanë përcelljë lajmin me anë të një postimi në faqen zyrtare në "Facebook"

Fotolajm:

FC DRITA bëri homazhe te varri legjendës Fadil Vokrrit. Në prag të ndeshjes së Superkupës, në shenjë respekti klubi jonë sot ka bërë homazhe tek varri i Legjendës së futbollit kosovar Fadil Vokrrit, ku edhe janë vendosur kurora. Klubi jonë përulet para veprave të të ndjerit Fadil Vokrri. FC Drita"

Pas vdekjes së papritur në 9 qershor të këtij viti, Komuna e Prishtinës vendosi që emri i stadiumit të ri të kryeqytetit të Kosovës të merrte emrin "Fadil Vokrri".

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga