
Elton Marini është një nga menaxherët më të njohur në Shqipëri e që me lidhjet dhe njohjet e tij ka sjellë na kampionatin tonë një numër të konsiderueshëm lotjarësh të huaj mjaft cilësor.
Së fundmi ai bëri të mundur transferimin te Kukësi në formë huazimi për një sezon edhe të një lojtari në pronësi të Juventus. Madje negociimi pati aq sukses saqë u akordua që verilindorët të përfitojnë edhe nga një rishitje e mundshme e Toure pas angazhimit në Shqipëri.
I frymëzuar nga ky sukses i fundit Marini ka gjetur rastin edhe të "mburret" në një farë mënyre nga ky transferim, duke shkruar dhe disa fjalë mjaft motivuese të cilat mesa duket ai i ndjek në punën e tij të përditshme. "Bli besim dhe shit sukses. Paratë e fituara investoji për karrierë", shkruan menaxheri i njohur në Facebook, shoqëruar me një foto të Oumar Toure nga mbërritja në Shqipëri, stërvitja me Ronaldon para një jave te Juventus e më pas prezantimi te Kukësi.
[gallery columns="1" size="full" ids="267950"]