
Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë sot një pritje speciale për futbollistin e Kosovës, Milot Rashica, ku kanë biseduar rreth suksesit të futbollistit, por edhe të Përfaqësueses së Kosovës. Rashica po shkëlqen në Hollandë me skuadrën e Vitesses, ndërsa sot ka suprizuar Haradinajn duke i dhuruar dhe një fanellë të tij.
Këtë moment e ka shpërndarë vetë lojtari në faqen e tij në "Facebook", ku ka falënderuar Haradinajn për mikpritjen e ngrohtë që i është bërë atij.
Në foton e postuar, ku janë Milot Rashica dhe Ramush Haradinaj, Futbollisti shkruan: "Faleminderit z. Ramush Haradinaj dhe familjes se tij per mikpritjen ne Prishtine dhe Gllogjan".
Kjo pritje speciale për Rashicën tregon edhe njëherë respektin që personalitete të ndryshme, por jo vetëm kanë për futbollistin. Kujtojmë që Rashica ka marrë dhe shumë çmime, lidhur me suksesin e tij në botën e futbollit.|
[gallery columns="1" size="full" ids="68835"]