Dominik Szoboszlai është ylli i ri ku po varen të gjithë shpresat e hungarezëve për të ardhmen e Kombëtares. Mesfushori me tipare sulmuese është një nga talentët premtues të prodhuar së fundmi. U bë i famshëm me paraqitjet te Salzburg ndërsa tani është titullar te Leipzig, i cili fitoi garën me Milanin në janar të 2021-shit për 22 milionë euro.
Në Hungari presin shumë nga ai por në duelin direkt me Shqipërinë në kualifikueset e Botërorit, shijoi nga afër klasin e talentit tjetër, Armando Broja, një miniduel i humbur me një tjetër lojtar ku varen shpresat e një kombi.
Szoboszlai ka marrë një ftesë publike nga ylli i Milanit, Rafael Leao i cili në një postim të hungarezit ka komentuar: “Eja te Milani”.