Rita Ora performoi në një koncer në Hungari para disa ditësh, por një veprim i këngëtares me famë botërore mori vëmendjen e të gjithë shqiptarëve.
Në fakt u shkaktua shumë bujë në rrjetet sociale, pasi gjatë performancës së saj, Rita mori nga një fans një flamur serb. Këngëtarja e vendosi mbi kokë, ndërsa nuk nguroi edhe ta valëviste. Për ëktë vetë këngëtarja reagoi menjëherë duke theksuar se nuk e kishte venë re se kishte në duar flamurin serb, pasi ka menduar se po mbante atë hungarez.
Gjithsesi disa e mirëkuptuar e disa të tjerë reaguan sërish ashpër ndaj saj. I fundit që ka reaguar për këtë veprim të këngëtares edhe ish-kapiteni i kombëtares shqiptare, Loric Cana.
Ish-mbrojtësi ka postuar në rrjetet sociale një foto të Rita Orës nga fëmijërija e saj, ku këngëtarja mban veshur simbolet e vendit tonë. Jelekun e kuq me shqiponjë dhe qeleshjen mbi kokë.
Ndërkohë bashke me foton ka bërë tag këngëtaren, ndërsa e ka shoqëruar edhe me një yll, si për të treguar gjithë mbështetjen ndaj saj.
[caption id="attachment_704638" align="alignnone" width="508"] Postimi i Lorik Canës/ © Credits instagram.com/lorikcana/[/caption]