
Holanda ka zbarkuar në Katar dhe menjherë është fokusuar për ndeshjen e tyre të parë me Sengalin, e cila do të zhvillohet me datë 21 nëntorë. Frenkie De Jong është një nga yjet e kombëtares së “tulipanëve” i cili gëzon një popullaritet të gjerë.
Gjatë një interviste Frenkie ka zbuluar një detaj tepër gazmor nga seanca stërvitore me ekipin. Ylli i Barcelonës u shpreh: “Ishim shumë njerëz dhe nuk kishim shumë kohë për të biseduar. Një djalë më tha se duhet të bashkohem me Liverpoolin. Ishte diçka e bukur, por fokusi tani është te Senegali.
De Jong u përfol shumë për një transferim të mundshëm nga “Camp Nou”, pasi kërkesat ndaj tij vërshuan nga të katërta anët. Mesfushori ishte i bindur për të ndjekur zemrën e tij dhe vijoi qëndrimin te Barcelona, minutat e munguara mund të sjellin një largim të mundshëm në merkaton e janarit.