Klubi i Kukësit ka publikuar uniformat që do përdorë skuadra në sezonin 2021-2022.
Natyrisht fanellë e parë do jetë ajo "bluja" karakteristike, teksa "brendit" të saj i shtohen edhe ngjyra e bardhë, që do përdoret për ndeshjet në transfertë dhe e verdha si uniformë alternative.
"Futboll Klub Kukësi ka kënaqësinë të prezantojë fanellën e re për sezonin 2021-2022. Pas një viti bashkëpunim me kompaninë "JOMA ", klubi ka vendosur të zgjasë bashkëpunimin dhe për sezonin 2021-2022 do të jetë i njëjti sponsor teknik" thuhet në njoftimin e klubit.



Galeria fotografike ()
Poll