
Elhan Kastrati është mjaft aktiv në rrjetet sociale. Portieri i Citadellës në kampionatin italian, njëkohësisht pjesë e kombëtares shqiptare ka nisur pushimet e verës. I shoqëruar nga e dashura, Laura Camplone, të dy shkëlqejnë duke treguar edhe romancën e fortë që ka filluar prej disa vitesh. Së fundmi, çifti ka ardhur në Shqipëri ku do të kalojnë disa ditë pranë familjarëve të Kastratit, por duke shëtitur bregdetin e bukur shqiptar.
Elhani është një emër i njohur në futbollin tonë. E nisi karrierën me Teutën e Durrësit për t’u transferuar më vonë në Itali. Në sezonin 2015-2016 ishte pjesë e Pescarës. Mungesat e minutave bënë që të kalonte te Piacenza, aty ku u aktivizua në 37 ndeshje. Më vonë u rikthye sërish te Teuta. Por, në sezonet 2018-2020 shkoi sërish në Itali me Pescarën. Dy vitet e fundit ka qen titullar i padiskutueshëm te Citadella në Seria B.