Juventusi nuk arriti të fitonte ditën e djeshme ndaj Fiorentinës duke barazuar 0-0. Një barazim që bën që Juventusi të humbas terren me Interin që kryeson kampionatin me 9 pikë. Në ambientin bardhezi situata nuk është aspak e qetë pasi disa prej lojtarëve nuk janë aspak të kënaqur. Me Emre Can që shpërtheu pas lënies jashtë nga Champions League, por edhe me Dybala.
Pas barazimit ndaj Fiorentinës, ka reagua edhe vëllai i lojtarit që ka thumbuar disi Juventusin. Me anë të një postimi në Twitter, Gustavo Dybala është shprehur: “Violinës i mungon një tel që të tingullojë mirë”. Një mesazh i qartë për drejtuesit e klubit apo edhe trajnerin Sarri që nuk e aktivizuar asnjë minutë sulmuesin argjentinas.