Sinan Idrizi, presidenti i ekipit të Flamurtarit, nuk ka humbur kohë pas ndeshjes me Tiranën në "Selman Stermasi".
Edhe pse ekipi i administruar prej tij, humbi ndaj Tiranës me rezultatin 3 me 0, Idrizi, që ishte në tribunë në krah të presidentit Refik Halili, si një besimtar I devotshëm, ka shkuar drejt e në Lushnje, në kompleksin "Blerimi", aty ku ishte shtruar iftar për Natën e Kadrit.
Dhe siç shihet nga foto, në krah të Idrizit qëndron Tahir Muhedini i çamëve, e po ashtu edhe deputetja e Lushnjes, Tatjana Pirro. Mes biznesit, futbollit e fesë, duket se presidenti i Flamurtarit gjen kohë për të gjitha, pavarësisht se siç e di dhe ai vetë, ekipi i futbollit nuk e ka gjetur rrugën e licensimit për në Evropë.
