Tirana do të luajë sot kundër Dudelange, ndeshje e vlefshme për turin e parë të Conference League. Para kësaj sfide të rëndësishme, klubi bardheblu ka surprizuar përmes një postimi në kanalin zyrtar. Kampionët e Shqipërisë kanë uruar Ardit Tolin për ditëlindjen e tij. Ky i fundit feston 25-vjetorin e lindjes.
Marrëdhënia mes lojtarit dhe drejtuesve të Tiranës vijon të jetë e krisur. Ai pretendon se i ka përfunduar kontrata me kryeqytetasit, por nga ana tjetër presidenca bardheblu i ka bërë të ditur se vijon të jetë de juro pjesë e tyre.
Megjithatë në këtë ditë speciale të Tolit duket se nuk ka vend për hatërmbetje. Klubi i Tiranës e ka uruar përmes kanalit zyrtar, pikërisht para një ndeshje të rëndësishme si kjo e sotmja duke treguar klimën pozitive që gjendet te 26-herë kampionët e Shqipërisë.
