Ekipi i Skënderbeut ditën e sotme do të fillojë përgatitjet për sezonin e ri futbollistik. Në orën 18:00 në stadiumin “Skënderbeu”, futbollistët do të dalin në stërvitje nën urdhrat e trajnerit Agostineli.
Në stërvitje do të jenë të pranishëm edhe presidenti Ardjan Takaj dhe zëvendës presidenti Arlind Boshku, të cilët janë nisur drejt Korçës, për t’u konfirmuar futbollistëve mbështjetjen pa kushte të stafit drejtues në realizimin e objektivave madhorë, ku kryesori mbetet fitimi I titullit kampion sërish, këtë radhë për herë të 7 rresht.
Poll