FOTO/ Një nga më të preferuarit e Superiores, bëhet trajner lojtari që fitoi titullin me Kukësin
Shkruar nga NEWSPORT
Nijas Lena është një nga veteranët e Superligës Shqiptare. Shqiptari nga Struga ka zhvilluar pjesën më të rëndësishme të karrierës në Shqipëri me ekipin e Flamurtarit, Kukësit dhe Teutës. Kulmin e karrierës e arriti me verilindorët ku u shpall kampion i vendit në vitin 2017.
Tashmë në moshën 36 vjeçare, Lena po përgatitet për jetën pas tërheqjes nga futbolli. E ardhmja nuk do të vazhdojë të jetë rreth sportit me Lenën që sot ka marrë licensën e trajnerit nga Federata e Futbollit të Maqedonisë. Nijas Lena është pajisur me licensën UEFA A që e lejon atë të trajnojë ekipet e moshave deri në ekipet e nivelit të dytë profesionist.
Postimi i Lenës në rrjetet sociale: