Xhuliano Skuka u transferua nga Partizani drejt Metz në Francë të cilët paguan një shifër rekord prej 1.4 milionë eurosh në arkat e të kuqve. U prezantua para pak ditësh në Francë, aty ku nuk e ka aspak të vështirë të ambientohet pasi hapat e parë të karrierës i ka hedhur pikërisht në atë vend.
Metz po luan aktualisht përballë Valenciennes në kampionat por Skuka nuk bën pjesë as në stolin e rezervave duke shtyrë debutimin e tij me francezët. Si duket trajneri dëshiron të shohë akoma më shumë prej tij në stërvitje në mënyrë që të jetë gati të jap maksimumin dhe të shënojë sa më shumë gola për Metz ashtu sic bënte me Partizanin.
Në mungesë të minutave, Skuka po e ndjek ndeshjen nga shtëpia e tij duke bërë tifo për skuadrën e re: “Allez Metz”- shkruan sulmuesi në rrjete sociale.