Armando Broja duket i lumtur në Londër. Gjatë seancës së sotme stërvitore sulmuesi shqiptar i Chelsea shfaqet përkrah shokut të tij të skuadrë Rahem Sterling. Të dy lojtarët janë në luftë për formacionin bazë, por kjo nuk duket aspak shqetësuese për yjet e Chelsea.
Armando Broja ka qenë një ndër emrat më të lakuar në këtë merkato vere. Sulmuesi shqiptar ka pasur oferta nga ekipe të ndryshme të Premier League dhe jashtë saj. I preferuari i teknikut gjerman Thomas Tuchel do të jetë pjesë e Chelsea dhe do të luftojë për një vend në formacionin titullarë.

Poll