Delis Gjeci ka vendosur përfundimisht se me cilën Kombëtare do të luajë. Edhe pse në tre vitet e fundit ka ndryshuar shpesh zgjedhje, duke ia nisur me moshat U-16 dhe 17 të Italisë për të kaluar më pas tek ato të Shqipërisë U-17.
Megjithatë, talenti shqiptar ka zgjedhur të bëj "prapa-kthehu" duke ndarë përfundimisht mendjen se cilën fanellë do të veshë në arenën ndërkombëtare. Ai është grumbulluar nga trajneri Armand Dama për dy ndeshjet miqësore që do të luhen përballë Letonisë më datat 26 dhe 28 mars.
Ky vendim shënon një pikë të rëndësishme për të ardhmen e Kombëtares shqiptare, pasi tek sulmuesi shohin investimin e duhur për fazën ofensive. Kujtojmë se vetë Gjeci nënshkroi në shkurt kontratën e tij profesionale me klubin e Interit.
