Drita barazoi 0-0 dje në transfertën belge kundër Antëerp. Ky takim ishte i pari për turin e dytë të Conference League dhe gjithçka mbetet për t’u vendosur gjatë sfidës së kthimit në stadiumin “Fadil Vokrri” të Kosovës.
Diferencat mes dy klubeve janë të mëdha dhe gjithçka u pa si e papritur për botën e futbollit. Jehonë kësaj ndeshje i bëri dhe b92 në Serbi.
Media serbe e quan sensacionale paraqitjen, ku skuadra që luan në Superligën e Kosovës ndali lojtarë si Naingolan. Tashmë për të kaluar në turin e tretë, duhet paraqitje historike në ndeshjen e kthimit, që mbahet më 28 korrik ora 20:00.

Poll