Gjilani po vijon përgatitjet për sezonin e ri futbollistik në Superligën e Kosovës. Klubi, me anë të një postimi në rrjetin social Facebook, shkruan se në Mavrovë të Maqedonisë, po zhvillohet faza përgatitore nën drejtimin e trajnerit Gentian Mezani.
Gjilani ka bërë disa goditje të mira në merkato, duke marrë lojtarë nga Kategoria Superiore si Bedri Greca, ish-lojtari i Tiranës. Po ashtu, portieri Shkëlzen Ruçi, etj.
Postimi i klubit të Gjilanit:
Skuadra po vijon përgaditjet në Mavrovë
Mavrovë, 11 Korrik 2019-Ekipi i Gjilanit i udhëhequr nga kryetrajneri i saj, Gentjan Mezani, po vazhdon përgaditjet në vendin fqinjë të Maqedonisë Veriore.
Skuadra stërvitjet po i vijon me ritme të larta, ku ata po punojnë me nga dy seanca stërvitore brenda ditës dhe me plan programin e shtabit teknik, futbollistët po vazhdojnë punën dhe qëllimin e tyre, që brenda kësaj kohe të arrijnë maksimumin e përgaditjeve, për edicionin e ri garues në Ipko Superligë.
Vlenë të ceket gjendja e futbollistëve e cila është mjaft stabile dhe ata po tregojnë seriozitet dhe dëshirë të madhe të punës, me qëllim të përgaditjes sa më të lartë, e ku po synohet një start i mbarë i kampionatit të ri garues.
Harmonia dhe puna grupore gjithashtu janë një faktor kyq për funksionalizimin e një ekipi futbollistik, kurse kontigjenti i futbollistëve të Gjilanit këtë e ka dëshmuar mjaft mirë gjatë kësaj periudhe kohore, ku ata së bashku janë ambientuar mjaftë mirë së bashku, brenda skuadrës kuq e bardh të Gjilanit.
Ekipi stërvitjet me plan programin e hartuar nga shtabi teknik, do ti vijoj deri ditën e shtune në Mavrovë, pastaj futbollistët do të rikthehen në qytetin e Gjilanit dhe do ta vazhdojnë fazën përgaditore në Gjilan.
Në programin e përgaditjeve, skuadra e Gjilanit gjithashtu
ditën e shtune ka aranzhuar një ndeshje kontrolluese.
Kundërshtari i Gjilanit në këtë test do të jetë skuadra nga Bogovina e
Maqedonisë, KF Drita.
Ndeshja mes Gjilanit dhe Dritës nga Bogovina, zhvillohet në Bogovinë me fillim
nga ora 17:00.
Pamje nga përgaditjet në Mavrovë
