Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SERIE A

FOTO/ Milani i “mposhtur” psikologjikisht, kuqezinjtë gjejnë mbështetje tek Ibrahimovic

Shkruar nga NEWSPORT

Milani u mposht Interi në derbin e parë të këtij sezoni të Serie A. Një humbje që lë një “shije” të hidhur duke pasur parasysh rezultatin e thellë 5-1. Një humbje që nuk ka të bëjë vetëm me 3 pikët, por edhe me gjendjen psikologjikë të lojtarëve.

Skuadra e Stefano Pioli do të ndeshet të martën e 19 shtatorit përballë Newcastle, ndeshje e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. Në ndeshjen që kuqezinjtë do të luajnë në “San Siro”, duket se do ta kenë të vështirë pas asaj humbje në fundjavë.

Por mesa duket, tekniku italian i “Djallit” ka kërkuar ndihmë që të rrisë moralin e skuadrës. Në stërvitjen e sotme të skuadrës kuqezi, shihet edhe ish-lojtari i klubit 7 herë fitues të Champions League, Zlatan Ibrahimovic. Ai i bashkohet stafit të Piolit dhe është prezent krah ekipit pikërisht në stërvitjen para ndeshjes së Ligës së Kampionëve.

Duket suedezi akoma shihet nga drejtuesit e Milanit si një pikë kyçe që mund të ndikojë gjithnjë për mirë në psikologjin e lojtarëve.

[caption id="attachment_706694" align="alignnone" width="502"]©Credits Fabrizio Romano, Twitter Zlatan Ibrahimovic, krah Stefano Piolit në stërvitjen e skuadrës së Milanit[/caption]

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga