Ndërsa të gjithë mund të ishin duke fjetur, Michael Ngoo ka zgjedhur të bëjë krejt ndryshe. Sulmuesi shtatlartë i Tiranës ka postuar një foto në rrjetet sociale ku shfaqet në Kodrat e Liqenit Artificial.
Rreth orës 12 e 40 të natës, anglezi i bardhebluve ka bërë atë postim teksa ndodhet në shoqërinë e Marvin Turtullit duke vrapuar. 27-vjeçari duket se kërkon të arrijë formën optimale dhe pavarësisht orarit të vonë, ka zgjedhur të bëjë stërvitje ekstra veç asaj me skuadrën.
Rruga e Liqenit është krejtësisht e boshatisur, ndërsa të pranishëm janë vetëm qendërmbrojtësi i Skënderbeut me sulmuesin e kryeqytetasve.

Poll