
Ditën e sotme, Kombëtarja kuqezi është grumbulluar në Durrës, në resortin "Tropikal".
Në pritje të plotësimit të organikës me të gjithë futbollistët, ditën e sotme kanë mbërritur disa nga lojtarët e përfaqësueses.
Siç shihet edhe në foton e mëposhtme, gjatë darkës që kanë konsumuar lojtarët, në njërën nga tavolinat kanë qenë Latifi, Grezda, Llullaku, Aliji, Abrashi dhe Xhaka.
E veçanta është për Latifin, i cili ashtu si me Skënderbeun që grumbullohet në "Tropikal" edhe sot me Kombëtaren nuk ndërron "shtëpi".
Poll