Neymar dhe PSG duket se nuk do të zgjasin më shumë se kaq. Braziliani pritet të largohet nga Franca pas plot 6 sezonesh dhe e ardhmja e tij mbetet një enigmë. Manchester United dhe Chelsea kanë patur sondazhe për 31-vjeçarin por edhe trendi i fundit i Arabisë Saudite është në horizont.
Megjithëse nuk ka asgjë zyrtare, Neymar nuk do të veshë më fanellën e parizienëve. Ai ka një kontratë deri në 2025-ën por pas 6 sezoneve dhe në moshën 31-vjeçare, PSG nuk mund të nxjerrë më shumë prej tij dhe një largim që tani është thuajse i sigurt.
Largimi i Messit e shtyn akoma më shumë teksa tani ai po shijon pushimet në Miami me familjen dhe miqtë e tij. Neymar ka ndarë një foto në rrjete sociale teksa shihet të mbajë veshur fanellën e re të Santos, ekipit nga ku doli si futbollist. Kaq ka mjaftuar që në Brazil të ëndërrojnë por gjasat janë minimale.