Mbrëmjen e djeshme pas arritjes së kualifikimit në transfertë përballë çekëve të Mllada Boleslav, futbollistët e Shkëndijës dhe tifozët e saj ishin në kulmin e lumturisë. Të mërzitur çekët për skualifikimin nga një ekip inferior në letër, por kultura e tyre europiane diti të pranojë me sportivitet humbjen.
Në aeroportin e Pragës në ekranin që njoftonte udhëtimin e çarterit të klubit tetovar drejt Shkupit, ishte shkruar edhe "Shkëndija rocks", që e përkthyer në shqip do të thotë "Shkëndija bën ligjin".
Poll