
Kukësi ka zhvilluar sot seancën e fundit stërvitore në kuadër të ndeshjes që do të luajë nesër kundër Teutës.
Kampionët e Shqipërisë, janë vënë nën urdhrat e trajnerit Mlladen Milinkoviç duke i dhënë fund përgatitjeve për transfertën durrsake.
Grupi i lojtarëve ka qenë i plotë dhe këtë e tregon klubi verilindor përmes një njoftimi në kanalin zyrtar në facebook:
"Skuadra ka përfunduar seancën e fundit stërvitore në kuadër të përgatitjes së ndeshjes përballë ekipit të Teutës, sfidë e vlefshme për javën e 15-të të Kategorisë Superiore, e cila do të zhvillohet në stadiumin "Niko Dovana" të qytetit të Durrësit.
Trajneri Mlladen Milinkovic ka pasur të gatshëm të gjithë grupin e lojtarëve në stërvitje duke iu dhënë udhëzimet e fundit në prag të kësaj ndeshjeje", shkruhet në faqen zyrtare të klubit të Kukësit.
[gallery columns="1" size="full" ids="182129"]