Nuk rresht ironia dhe 'thumbimet' e kryeministrit Edi Rama ndaj liderit të Opozitës, Lulzim Bashës, në lidhje me "Çadrën e lirisë".
Sërish, kreu i Qeverisë ka lidhur vendimin e Bashës për të mos lëvizur nga protesta para Kryeministrisë me sfidën çerekfinale të Champions League, mes Juventusit dhe Barcelonës.
Juventusi kaloi dje në gjysmëfinale, ndërsa një gjë të tillë e ka përjetuar mjaft mirë edhe kryeministri Rama, i cili pak minuta më parë ka postuar një tjetër fotomontazh, teksa i 'vesh' Bashës fanellën e Barcelonës, duke e vendosur atë në një dialog imagjinar me sulmuesin Luis Suarez.
[caption id="attachment_102433" align="alignnone" width="484"] Postimi i kryeministrit Edi Rama ne Facebook[/caption]