Napoli u eliminua dje nga Champions League pas humbjes 3-1 kundër Realit të Madridit në "San Paolo". Sergio Ramos shënoi dy golat e parë për ekipin spanjoll, duke bërë përmbysjen nga 1-0 në 1-2 për Realin para se të shënonte Morata në minutën e 91'.
Por, dopieta e shënuar nga kapiteni i Realit (edhe pse në fund iu quajt vetëm një gol, sepse një iu akordua autogol Mertensit) nuk ka lënë shije të mirë te tifozët e Napolit.
Por, një prej tifozëve napolitanë duket se nuk e ka kapërdirë faktin që kapiteni i Realit u tregua i saktë para portës së Reina-s, ndërsa nuk e ka ndarë "zhgënjimin" e tij edhe në postimin që ka bërë në Facebook për Ditën Ndërkombëtare të Gruas, "8 Marsin".
"Gëzuar të gjitha grave, përveç nënës dhe motrës së Sergio Ramosit", shkruante tifozi i Napolit.