Ditën e sotme, në orën 14:00 skuadra e Dritës do të zhvillojë një ndeshje miqësore me skuadrën iraniane FC Sepahan. Lajmi është konfirmuar me anë të një postimi nga vetë klubi në rrjetin social “Facebook”.
“FC DRITA sot me fillim prej orës 14:00 (16:00 ora lokale në Antalya) luan ndeshjen e parë kontrolluese kundër kampionit vjeshtor të Iranit, FC Sepahan”.
Kujtojmë që prej disa ditësh, kampionët e Superligës së Kosovës ndodhen në Antalia të Turqisë, nga ku po zhvillojnë fazën përgatitore dhe në të njëjtën kohë do të zhvillojnë një tur miqësoresh për të mbajtur në nivelin e duhur gjendjen fizike të lojtarëve.