Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

KOSOVA

FOTO/ Ish-lojtari i Tiranës i bën "gjëmën" skuadrës kosovare, FIFA i bllokon merkaton

Shkruar nga NEWSPORT

Bedri Greca fiton gjygjin me Feronikelin. Ish lojtari i Tiranës dhe disa skuadra të tjera në Superligën shqiptare paditi në FIFA ekipin kosovar pasi këta të fundit nuk e kishin paguar prej muajsh. Greca e dërgoi këtë çështje në institucionin më të lartë të futbollit dhe ditën e sotme, FIFA ka bllokuar merkaton e Feronikelit.

Klubi kosovar nuk i përgjigjur kërkesës së FIFA-s për të paguar Grecën brenda 40 ditësh dhe ditën e sotme ka ardhur vendimi për bllokimin e merkatos. Në rast se Feronikeli nuk do të paguajë sërish lojtarin, atëherë dënimi i radhës pritet të jetë heqja e pikëve e pas rënia nga Superliga e Kosovës.

Greca ishte pjesë Feronikelit sezonin e kaluar, por u largua më pas pasi klubi nuk e kishte paguar prej muajsh. Për momentin, sulmuesi vazhdon të stërvitet në mënyrë individuale dhe pritet që në ditët në vijim të bëjë zyrtare skuadrën e re.

Tags:

KOSOVA

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga