Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

Foto/ Ish kapiteni i fundit i Partizanit që ka fituar titullin kampion, tregon pikat e dobëta te të kuqtë: Nuk ka nevojë për lojtarë endacakë

Shkruar nga NEWSPORT

Ish-kapiteni i fundit i Partizanit i cili ka fituar titullin kampion, Adnand Ocelli, në profilin e tij zyrtar në "Facebook", ka analizuar situatën te të kuqtë.

Në shkrimin e tij, ish mbrojtësi i Partizanit, tregon shkaqet e dështimit të skuadrës në dy javët e fundit. Ai pohon se ekipi nuk ka nevojë për lojtarë endacakë, por për ata që e ndjejnë fanellën të cilën veshin.

"Dy barazime - 4 pike qe te largojne nga titulli...

Po ta shikosh se me ke barazoj, nuk eshte cudi, por menyra se si barazoj, tregoj qe te Partizani ka dicka qe nuk shkon dicka qe mungon, ai guxim per te bere dicka me teper per te fituar...

Kjo reflektoji dhe me Lacin. Volume por jo veprime te qarta. Calon finalizimi, por dhe ndertimi dhe organizimi.

Partizani e ka te veshtire te zgjidhe situatat me ekipe qe luajne teresisht ne bllok mbrapa, por s'ka dhe lojtare per te tilla situata.

Mungojne lojtare qe te prodhojne, mungojne lojtare qe te dribloje e te krijoje suprioritet ne numer , mungojne lojtare krahu qe te jene produktive.

Mungon nje finalizues i mirefillfte...

Partianit i mungon ai lojtare qe mund te beje diferencen, qe te zgjidhi situaten...

E kam thene dhe ne disa artikuj me pare qe piket e lena partizani do i ndjeje ne fund pasi me barazim humbet pike e jo fiton, gje qe tani vertet ndjehet...

Lojtari me rezultativ Ekuban, i cili per mendimin tim nuk eshte nje sulmues i mirefillte qendersulmues...

Per ate qe kam pare dhe une mendoj eshte se te Partizani duhet te afrohen dhe te kontribojne te jene pjese e tij jo cdo lojtar, por vetem ata qe mund ti pergjigjen kritereve te ketij ekipi vetem ato karaktere qe ndjejne peshen e ketij emri e kesaj bluze, te cilet te sakrifikojne dhe te realizojne objektivat e ketij klubi dhe jo lojtare endacake cdo tre muaj ne klub tjeter.

Partizanit nuk i duhen lojtare sezonalne episodik.

Per kete ka pergjegjsi stafi si e nderton dhe drejton ai ekipin, pasi buxheti nuk ka munguar...

Partizanit i mungon nje lider, i mungon ai quhet " trajner" ne fushe i mungon lojtari me autoritet dhe personalitet, ketu perseri ka gabuar stafi ne ndertimin e ekipit per ti sherbyer strategjise se arritjes se objektivave mbeshtetja e presidentit nuk ka munguar, eshte shperdoruar kjo mbeshtetje.

Keto jane opinione personale.

Megjithate, cdo gje perseri mbetet e hapur dhe pse ndeshjet e mbetura favorizojne Kukesin.

Nuk falet me te gaboje ne Vlorë edhe pse dihet tradita e ketij klubi, trajneri i tij i cili e njeh mire filozofine e Partizanit si dhe domosdoshmerine e pikeve per qendrimin ne superlige si ben Partizani logaritje keshtu llogarisin e Kukesi e Skënderbeu.

Partizani afroi Moggin i cili ne nje artikull thote qe kete Partizan e bera une, kam pese muaj qe jam si konsulent te partizani, e pranueshme, por dhe kontraditore nga ana profesionale. Pse?

Sepse thote qe kete Partizan e bera une. Se kam 5 muaj qe punoj per kete. Dhe nga ana tjeter deklarate amatore qe kundershton ato qe thote. Me Torasin nuk dilet kampion.

O zotri i nje eksperince te madhe, o njeh o se njeh ekipin dhe lojtaret, ose mos jep deklarata te tilla sepse futbollin e njohin dhe shqipetaret.

Ti e kishe imazhin e ekipit dhe kontigjentit sepse ke pese muaj, nje ekspert si ju i mjafton dhe 5 min dhe ne keto momente duhet te motivoje ekipin dhe jo percaje ate.

Partizani nuk eshte juaji!

Uroj te behet me mira dhe deri sa shanset jane dhe shpresat nuk vdesin per ta pare perseri kampion", shkruan ai në "Facebook".

Tags:

FACENEWS

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga