Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FOTO/ Ilda LELO kampione EUROPE në kick boks, pa asnjë ndihmë nga Bashkia, bën gjestin e mrekullueshëm për të prekurit nga tërmeti

Shkruar nga NEWSPORT

Vlonjatja Ilda Lelo është Kampionia e re e Europës në Kick Boks për femra dhe në kategorinë 60 kg.

Në ndeshjen e zhvilluar në "Pallatin e Sportit" në Vlorë, pas tre raundesh, Ilda Lelo ka triumfuar ndaj luftëtares turke, Sinem Sare, e cila mbante titullin kampion Europe. Duke triumfuar kështu në kategorinë 60 kg, luftëtarja Lelo i sjell një titull të rëndësishëm Shqipërisë dhe Vlorës, për sportin e kick boksit.

Nga ana tjetër titull në Vlorë ka sjell dhe sportisti tjetër Edi Shehaj i cili në po të njëjtën ditë, mbrojti titullin Kampion Bote për kategorinë e 70 kg ndaj turkut Omer Faruk Duran. Luftëtari turk u dorëzua pas tre raundesh dhe Edi Shehaj arriti me sukses të mbronte titullin në kick boks.

Një arritje e madhe e të dy luftëtarëve vlonjatë, që vjen si pasoj e sakrificave dhe përgatitjeve të mëdha fizike. Edhe pas triumfit të arritur, sportistët nuk kanë marrë ende një premio nga Bashkia e Vlorës. Megjithatë që të dy kanë bërë gjestin e mrekullueshëm, duke dhuruar lekët e nxjerra nga shitja e biletave për të prekurit nga tërmeti.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga