Qazim Laçi ka nisur nga puna në Francë teksa ka filluar stërvitjen me skuadrën e Ajaçios. Mesfushori punëtor i kombëtares shqiptare është surprizuar nga babai i tij, Emini i cili ka bërë një postim në rrjetet sociale.
Ai i uron të birit një sezon sa më të suksesshëm si dhe vë theksin te krenaria e madhe që ka për të. Pikërisht në vigjilje të sezonit të ri vjen ky postim për lojtarin kuqezi ku shkruhet në diçiturë: “Ximi, ishalla një vit i mbarë. Të ndihmoftë Zoti! Jam shumë krenar që të kam djalë. Gjithmonë ec me kokën lart. Të duam babi, mami, Riku”, shkruan ai.
Kujtojmë që në kombëtaren shqiptare, Qazim Laçi është një nga futbollistët e preferuar për trajnerin Edi Reja. Loja e fortë që e karakterizon ka bërë që në shumë ndeshje ta nisë nga minuta e parë.