Në ndeshjen e sotme Erzeni-Teuta e mbyllur në barazim 1-1, tifozët shijakas kishin një banderolë të veçantë. Banderola kishte të bënte me lojtarin e Erzenit, Vitor Leao.
Mbrojtësi humbi të bijën pak ditë më parë, megjithatë kjo nuk e pengoi të luante sot përballë Teutës. Madje ai shënoi golin e barazimit për Erzenin vetëm dy minuta pasi u aktivizua.
“Be strong Leao, We are with you” ishte ngushëllimi i tifozëve shijakas për brazilianin.
[caption id="attachment_680002" align="alignnone" width="300"] Banderola e tifozëve të Erzenit[/caption]
Poll