Armando Broja ishte një nga lojtarët më të mirë në fushë për Vitesses në fitoren 4-1 ndaj Venlo. Sulmuesi i kombëtares shqiptar dha një asist dhe shënoi një gol në këtë ndeshje duke u vlerësuar maksimalisht.
Broja është përzgjedhur në formacionin e javës në kampionatin hollandez. Talenti kuqezi ka marrë notën e dytë më të lartë të formacionit me notën 8.9 dhe para tij ishte vetëm sulmuesi i AZ Alkmar, Boadu me notën 9.2. Deri më tani Broja ka arritur të shënoi 9 gola dhe dy asist në Hollandë me Vitessen duke bërë një sezon shumë të mirë.

Poll