Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

BOTA

FOTO/ Gafat e arbitrit ''ndiqen'' nga VAR, shfaqje e shëmtuar në Chelsea-Manchester United (RASTET)

Shkruar nga NEWSPORT

Ndeshja e mbrëmshme mes Chelseat dhe Manchester  United (0-2) ka prodhuar shumë polemika sa i përket arbitrimit. Arbitri Taylor ka qënë jo pak protagonist, ku ka marrë disa vendime të gabuara. Fillimisht, në minutën e 35-të Willian pengohet në zonë dhe të gjithë presin penallti. Nuk ndodh kështu, braziliani ndëshkohet me të verdhë për simulim. Në pjesën e dytë, kemi anullim të golit të lojtarit të Chelsea, Zouma. Goli ishte i rregullt pasi rrëzimi në tokë nuk kishte të bënte fare me topin.

Lojtarët e Manchester United manipulojnë lehtësisht kryesorin Taylorin dhe e detyrojnë të  komunikojë me Var. Jo vetëm  kaq, pasi diskutime ka edhe te goli i anulluar i Giroud në fund të ndeshjes. Var e anullon për shkak se francezi ishte 1mm ose 2mm offside. Pas ndeshjes, trajneri i bluve Lampard hodhi akuza të drejta për arbitrin pasi gjithçka dukej qartë.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga