Kupa e Botës në Katër ka nisur me një sërë ndryshimesh, ku shumë nga ekipet nuk kanë qenë të kënaqura por në heshtje kanë pranuar rregullat e vendosura.
FIFA dhe organizatorët e Katarit kanë dakortësuar disa marrëveshjë për të mos cënuar ligjet dhe kulturën e vendit. FIFA ka urdhëruar Belgjikën për të ndryshuar një detaj në fanelën e tyre, pasi nuk lejohet asnjë shenjë që ka të bëj me komitetin LGBTQ+.
Belgjika në pjesën e brëndshmë të fanelës së saj ka të shënuar fjalën “LOVE”(dashuri). Ky detaj nuk preferohet që të mbahet përgjatë botërorit dhe në këtë mënyrë Belgjika do të duhet ta largojë nga uniforma e saj.
FOTO:
Poll