Moshat e fëmijëve te Tirana kanë luajtur dje një ndeshje me ata të Partizanit. Në këtë "derbi" bie në sy çiltërsia dhe sinqeriteti mes tyre.
Fëmijët e dy klubeve kryesorë të kryeqytetit, në fund të takimit kanë pozuar të përqafuar sëbashku. Foton e ka publikuar babai i një prej femijëve në rrjetin social "Facebook". Ai e ka shoqëruar postimin edhe me një shkrim.
"Te gjithe "kokenxehtet" e Tirones dhe Partizonit, qe kur shkojne ne stadium kujtojne se shkojne ne lufte, i pershendes me kete foto. Njeri nder sportistet e vegjel eshte edhe im bir. Keshtu si duhen e respektohen femije, uroj te vijojne edhe kur te behen burra. Dhe ne qe do i shohim nga tribuna te duartrokasim me te miret. Respekt", shkruan babai i njërit prej sportistëve të Tiranës.