Luftëtari fshiu 91 vite histori, teksa këtë sezon ndryshoi logo dhe emër për të shpëtuar nga borxhet dhe dënimet e UEFA-s. Tanimë në Gjirokastër kanë nisur përgatitjet për ligën e tretë, duke ndryshuar emër në AF Luftëtari. Akademia e Futbollit e bluzinjve do ketë ngjyrat karakteristike.
Në foton e siguruar nga Newsport.al, AF Luftëtari do ketë sërish ngjyrat bluzi në uniformën e parë, teksa e bardhë do jetë e dyta. Nën drejtimin e Mustafa Hysit, në Gjirokastër janë duke vijura punën me elementë të talentuar që trajneri i ka kthyer nga skuadrat e tjera.
Me emër, logo dhe element të rinj vendas, AF Luftëtari kërkon të ngjitet qysh sezonin që vjen në Kategorinë e Dytë.

Poll