Përfundoi ndeshja e kthimit mes Teutës edhe Tiranës e vlefshme për gjysmëfinalet e kupës së Shqipëris me rezultatin 0-0. Bardheblutë arritën të kualifikoheshin në finale pas fitores në ndeshjen e parë në Elbasan Arena me rezultatin 3-0.
Por fill pas ndeshje ka qenë futbollisti i Tiranës, Albano Aleksi që ka “thumbuar” durrsakët.
Nëpërmjet një postimi InstaStory lojtari ka hedhur një foto me shokët e skuadrës ku po festojnë për arritjen në finale. Ajo që bie në sy është kënga që futbollisti bardheblu ka vendosur në sfond. Muzika ka shkrimin “ec te shpia tani”.
Ky “thumbim” nga ana e 30-vjeçarit vjen për të marrë hak pas humbjes që ekipi durrsak i shkaktoi kryeqyteasve të shtunën duke përmbysur rezultatin.
[caption id="attachment_692006" align="alignnone" width="524"] Postimi i Aleksit[/caption]