Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

SPORTMIX

FOTO/ E prisnin në fushë, lojtari i Vllaznisë përfundon në spital

Shkruar nga NEWSPORT

Dje nën një atmosferë të zjarrtë, në pallatin e sportit "Qazim Dervishi" në Shkodër  është zhvilluar ndeshja e vlefshme për kampionatin e basketbollit mes Vllaznisë dhe Teutës. Ndeshja ka folur për miqtë, që kanë marrë një fitore të rëndësishme përballë djemve shkodranë. Një nga lojtarët më të mirë që Vllaznia ka këtë sezon është edhe amerikani Brequis Perine. Basketbollisti ka munguar në dy ndeshjet e fundit, atë për Ligën Ballkanike dhe kampionatin.

Vetëm pak orë përpara sfidës së djeshme, lojtari nuk është ndierë mirë duke u detyruar t'i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale, që rezultoi e suksesshme. "Një nga lojtarët më të mirë kuqeblu ditën e djeshme, rreth një orë përpara fillimit të takimit me Teutën nën kujdesin e Presidentit të Klubit Basketbollit Vllaznia, u detyrua të linte ekipin për t'iu nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale, e cila u zhvillua me sukses, ndërkohë që në Pallatin e sportit "Qazim Dervishi" zhvillohej ndeshja më e rëndësishme e javës.
Menjëherë pas përfundimit të takimit, lojtarët dhe stafi drejtues janë drejtuar drejt spitalit rajonal Shkodër ku gjëndja e lojtarit tonë kuqeblu paraqitet e stabilizuar dhe pa asnjë problem.
Me këtë rast i urojmë lojtarit kuqeblu Brequis Perine rikuperim sa më të shpejtë"
, shkruan klubi i Vllaznisë në reagimin zyrtar.

Poll

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga