Rey Manaj është zyrtarisht një lojtar i Barcelonës. Sulmuesi I Kombëtares shqiptare firmosi sot kontratën e tij me klubin spanjoll dhe pritet të aktivizohet te skuadra B. Një kontratë deri në 2023 me klauzolë prej 50 milionë euro. Pas firmës me Barçën, Manaj ka postuar në faqen e tij zyrtare në Instagram ka përshëndetur ish-ekipin e tij Albacete si dhe për aventurën e re te Barcelona.
Unë kam qenë shumë I lumtur në çdo klub ku kam qenë, por në asnjë si në Albacete. Unë po largohe m me lot në sy pasi kam jetuar me një familje të vërtetë çdo ditë, brenda dhe jashtë dhomës së zhveshjes. Secili shok i skuadrës ka qenë si vëlla për mua dhe njerëzit e klubit që rrethojnë lojtarët do të kenë gjithmonë një mik tek mua. Ato kanë qenë muaj të paharrueshëm për mua.
Çdo fjalë inkurajimi, çdo duartrokitje që më ke dhënë në Belmonte do t'i kujtoj gjithmonë. Ju falënderoj gjithashtu për kohën që më keni kërkuar që të jap më shumë, sepse kjo më ka bërë një lojtar shumë më të mirë.
Unë filloj një fazë të re profesionale shumë të lumtur, por sigurohuni që gjithmonë do të festoj një gol të Albacete. Unë jam tifozi juaj. Më pëlqeu vërtet kjo aventurë te Albacete. Faleminderit të gjithëve. Aúpa Alba!", shkruan Manaj në profiling e tij në Instagram. Gjithashtu sulmuesi shqiptar ka folur edhe për aventurën e re te Barcelona.
"Jam shumë I lumtur që fillova këtë aventurë të re në klubin më të mirë në botë. Rroftë Barcelona".

