Arbër Hoxha
Dinamo e Zagrebit është duke barazuar në transfertë përballë Goricës, në ndeshjen e vlefshme për javën e 33-të në kampionatin kroat.
Arbër Hoxha ka shënuar golin e parë të sfidës në minutën e 5-të për miqtë, ndërsa vendasit iu kundërpërgjigjën me Prsir në të 12-tën minutën.
Kujtojmë se Dinamo ndodhet në krye të Superligës me 77 pikë (me pikën që po merr në këto momente) dhe në rast fitoreje do të përforconte më shumë pozitat duke thelluar diferencën me ndjekësit më të afërt, Hajdukun e Splitit.
Goli i Arbër Hoxha (Gorica 0-1 Dinamo Zagreb)
Poll
