Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

LEGJIONARËT

Sinjale largimi?! Ernest Muçi “bën me zemër” tifozët e Trabzonspor, shqiptari merr VENDIMIN e papritur (FOTO)

Shkruar nga NEWSPORT
Sinjale largimi?! Ernest Muçi “bën me zemër”
Ernest Muçi

Kjo periudhë është vendimtare për të ardhmen e Ernest Muçit. Deri më 10 maj, klubi i Trabzonspor ka mundësinë e blerjes përfundimtare nga Besiktas, por ende asnjë veprim konkret.

Në krahun tjetër, 25-vjeçari shqiptar ka ngritur dyshime me veprimin e bërë së fundmi në rrjetet sociale. Muçi ka hequr nga foto e profilit në “Instagram” veten e tij me fanellën e Trabzonspor, duke e zëvendësuar me një tjetër foto ku është me vajzën e tij.

Sinjale largimi?! Ernest Muçi “bën me zemër”
Instagrami i Ernest Muçit

Kjo është cilësuar në Turqi, nga mediat dhe tifozët, si sinjal largimi. Megjithatë, “qetësia” e madhe ka mbizotëruar në kampin e klubit nga Trabzoni, duke mos dhënë asnjë shenjë për të ardhmen e Muçit.

Kujtojmë se shqiptari ka kaluar formën e jetës në huazim, duke qenë protagonist absolut. Deri më tani, ish-i i Tiranës ka shënuar 13 gola dhe ka asistuar në 8 të tjerë.

Poll

Lexo gjithashtu