Arbër Hoxha la gjurmë të çmuar në fitoren e Dinamo Zagreb në transfertë përballë Goricës, e cila u mbyll në shifrat 2-1. Sulmuesi i Kombëtares shënoi të parin e sfidës në minutën e 5-të, falë një aksioni të shpejtë e cila u pasua me goditjen e kalibruar me të djathtën të anësorit i cili nuk fali para portës së kundërshtarit.
Ky gol me vlerë madhore ka fituar dhe "pëlqimin" e Taulant Ballës, kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste i cili i ngazëllyer ka shpërndarë golin në rrjetet e tij sociale me shënimin: Edhe Arbër Hoxha vulos këtë javë të suksesshme për kuqezinjtë në Europë.
Balla është parë shpesh shumë pranë zhvillimeve të legjionarëve dhe ka ndarë herë pas here momente kur lojtarët kuqezi kanë shënuar ose asistuar, çfarë tregon dhe një anë të tijën përtej politikës, si një "simpatizant" i flaktë i djemve tanë.
