Bukuroshja e Supersport, Ilda Bejleri është komentuar shpesh në portalet online për fotografitë e saj që publikon në rrjetet sociale.
Vetëm disa kohë më parë ajo është bërë "pre" e mediave rozë kur në festën e 20 vjetorit të Opinion është fotografuar me deputetin më të ri të PD-së, Klevis Balliun.
Ajo është fotografuar duke dalë nga një prej restoranteve të Tiranës.
Sot, e ftuar në “Pop Culture”, emisionin e “Top Channel”, lidhur me aludimet mbi një lidhje të mundshme mes të dyve, është shprehur se ajo dhe Klevisi janë shumë miq:
“Unë Klevisin e kam mik. Besoj se mund të hamë darkë me miqtë…”, – tha ajo me të qeshur, pasi pa edhe fotot që ishin postuar në portale.
Galeria fotografike ()