Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

FACENEWS

I ati drejtor sportiv i Milanit, djali i Igli Tares me fjalë zemre: Një fëmijë në Vlorë ëndërronte, sot ia doli! Krenar për ty

Shkruar nga NEWSPORT
I ati drejtor sportiv i Milanit, djali i Igli Tares me fjalë zemre:
Igli Tare me 2 djemte e tij

Igli tare u zyrtarizua ditën e djeshme te Milan. Shqiptari tashmë është drejtori sportiv i ri i klubit italian. Një arritje e jashtëzakonshme nga ish-legjenda e Kombëtares shqiptare.

Për këtë sukses padiksutim që po krenohen të gjithë. Një mesazh mjaft emocionues e ka bërë djali i ish-futbollistit, Etienne Tare.

I biri i Tares shkruan se për Iglin ishte një ëndërr e madhe të ishte pjesë e Milan dhe sot është shumë krenar për babain e tij që ia doli ta realizonte. Gjithashtu shkruan se erdhi nga hiçi nga qyteti i Vlorës për të “pushtuar” skenën europiane.

“I dashur baba,

Fillova ta shkruaj këtë mesazh disa muaj më parë kur dëgjova se do të firmosësh me ekipin tënd të ëndrrave.

Sot ajo ditë ka mbërritur dhe më në fund mund t'i përfundoj rreshtat e mi, një ëndërr është bërë realitet për ty dhe për të gjithë familjen tënde.

Baba, çfarë mund të them, është e pabesueshme, djali yt është kaq krenar që ka një shembull të tillë si ty në jetën e tij, ti erdhe nga hiçi dhe arrite të pamundurën!

Një fëmijë i vogël nga Vlora që ëndërronte të ishte pjesë e AC Milan një ditë dhe shiko tani ia ke dalë!

Ne jemi krenarë për ty dhe do të të mbështesim gjithmonë, dhe jam i sigurt që do të bësh një punë të pabesueshme me klubin tënd të ri.

Të uroj gjithë të mirat dhe fat të mbarë për aventurën tënde të re.

Te dua shumë ba❤️

Etienne”, shkruhet në postim.

 
 
 
 
 
View this post on Instagram
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 
 

A post shared by Etienne Tare (@etiennetare)

Lexo gjithashtu

Superiore - Ndeshjet

Kategoria Superiore

Itali - Serie A

Spanjë - La Liga

Angli - Premier League

Gjermani - Bundesliga