
Belinda Balluku - Igli Tare
Igli Tare u zyrtarizua ditën e djeshme si drejtori sportiv i ri i klubit të Milanit. Një arritje historike për ish-futbollistin e Kombëtares, gjë e cila ka bërë krenarë shumë shqiptarë, të cilët tashmë po krenohen.
Megjithatë edhe urimet për këtë sukses të arritur nuk kanë munguar. E radhës ka qenë zv.kryeministrja e Shqipërisë, Belinda Balluku. Balluku i uron suksese Tares, duke theksuar se duhet ta nderojë vendin tonë, siç ka bërë gjithmonë.
“Me krahë të lehta Igli Tare dhe nderoje Shqipërinë si gjithmonë bën”, shkruan Belinda Balluku në rrjetet sociale.
View this post on Instagram