
Marko Çetkoviç është zyrtarizuar sot te Partizani. Mesfushori i njohur në Superiore ka nënshkruar me fantazistin, i cili pritet të japë një kontribut shumë të madh në mesin e fushës për 2 fazat e mbetura. 30-vjeçari, pas nënshkrimit të kontratës ka postuar një status në facebook-un e tij ku bën me dije që tashmë është pjesë e të kuqve. Ndërkohë në sy bie komenti i ish-sulmuesit të Skënderbeut, Xhejms Adenji i cili shkruan: “Urime shok”.
Kujtojmë që të dy lojtarët kanë qenë më parë pjesë e Laçit. Më pas Çetkoviç u largua drejt skuadrës së Sarajevos, ndërsa Adenji drejt Skënderbeut. Tashmë ky i fundit ka lënë kampionët për t’u transferuar në Korenë e largët.
[gallery columns="1" size="full" ids="72865"]